Ali Ahmeti: “Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës kombëtare të Adem Demaçit!”

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar veprimtarin, Adem Demaçi në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta. Ahmeti ka thënë se kujtimi për Demaçin dhe për atë që vet Demaçi bëri për lirinë e Kosovës nuk shuhet kurrë!

“Krenar që të njoha dhe pata mundësinë që bashkë të veprojmë për të njejtin ideal, atë të Kosovës sonë të lirë dhe të pavarur! Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës kombëtare të Adem Demaçit!”, ka shkruar Ahmeti. Ndryshe, Adem Demaçi lindi më 26 shkurt të 1936 kurse ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2018.