Ali Ahmeti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 23 vjetorin e rënies heroike


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në 23 vjetorin e rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit ka kujtuar veprën madhështore të tyre përmes një postimi të veçantë në facebook.
Për kreun e partisë më të madhe shqiptare vitet ikin por veprimtaria e Fehmi e Xhevë Lladrovcit nuk do të harrohet kurrë.

“Edhe 23 vite pas rënies së tyre heroike, ideali i tyre për çlirimin dhe lirinë e popullit mbetet i freskët si sot” ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij Xheva e Fehmiu e deshtën lirinë më shumë se jetën, unë por edhe gjithë shqiptarët do t’i kujtojmë përjetësisht. Lavdi veprës së Fehmiut dhe Xhevës.