Ali Ahmeti komenton deklaratën e Shkodrane Dardhishtës

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një dalje për media komentoi edhe deklaratën e Shkodrane Dardhishta. Thotë se BDI-ja ka kauzë paqen, stabilitetin dhe afrimin e komuniteteve.
“BDI ka kauzë paqen, stabilitetin dhe afrimin e komuniteteve dhe deklaratat e tilla nuk përkojnë me kauzën e Bashkimit Demokratik për Integrim”, the kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.