Ali Ahmeti : Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person

Ali Ahmeti iu drejtua kombit në mesditë për të zbërthyer në detaje idenë e kryeministrit shqiptar në Maqedoni, një ide e madhe por që shkaktoi shumë trazime në skenën politike maqedonase , derisa edhe partitë shqiptare u rreshtuan ngjajshëm kundër kësaj ideje që për BDI-në është shumë më e madhe dhe mbi partiake.

Lideri i BDI-së duke iu drejtuar kombit tha se kjo ide është shumë më e madhe se cdo parti apo cilido person .Kjo ide nuk ka të bëjë me BDI-në dhe sigurisht jo me mua.U shpreh Ahmeti.

Më tej ai u shpreh se ” unë jam këtu për tia vazhduar jetën procesit, që ti prij konceptit .që të bëhem unë dhe të shtroj rrugë duke krijuar rrethanat për realizimin e ëndrrës u shpreh Ali Ahmeti.
Sipas tij ne shqiptarët kemi luftuar për liri dhe barazi.Kur besojmë në dicka ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithcka./TetovaSot