Ali Ahmeti: Jam krenar që Talat Xhaferi do të përfaqësojë Kërçovën, BDI mbeti e popullit

Në qytetin e Kërcovës përpara një turme të madhe të simpatinzantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim u bë hapja e shtabit për zonën 5. Me një fjalin rasti të pranishmëve u drejtua dhe Lideri I kësaj partie Ali Ahmeti, I cili u prit me shumë ovacione nga të pranishmit.
“Jam krenar që Talat Xhaferi do të përfaqësojë dinjitetshëm Kërcoven dhe rrethinen, sepse e ka dëshmuar trimerinë dhe guximin e tij në shumë raste kur ka qenë në pyetje siguria e shqiptarëve në vend. Ne dëshmuam, që Shqiptarët janë pjesa kryesore e këtij shteti, duke arritur përfaqësim të dinjitetshëm dhe duke qëndruar të palëkundshëm në qëndrimet tona. BDi mbeti e popullit, ishte dhe mbetet e njerëzve vendimtarë, sepse ne nuk jemi parti që mbiu si këpurdha pas shiut. Ne përjetuam stuhi të fuqishme, kaluam stuhi lufte e plumbash, por nuk u dorëzuam, jo më kot jemi bartës të proceseve më të rëndësishme të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ne nuk luftojmë me ftyerje e ofendime, as me të shara e as me të bërtitura, BDI ecën përpara vetëm me punë, drejt fitoreve të reja”, u shpreh Ameti.