Ali Ahmeti: I siguroj të gjithë shqiptarët se BDI është forcë mirë e organizuar

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas mbledhjes me Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogel në një prononcim për media bindshëm tha se të gjitha gjërat janë sqaruar dhe se BDI-ja është më e unifikuar.

“Janë biseduar të gjitha çështjet, opinioni është i interesuar sepse ka pasur informacione nga më të ndryshmet në mungesë të takimeve. Të gjitha gjërat janë sqaruar dhe i siguroj të gjithë shqiptarët se BDI është forcë mirë e organizuar dhe bartë përgjegjësi për 20 vite me radhë në procese të rëndësishme” tha kreu i BDI-së pas mbledhjes me Kryesinë Qendrore.