Ali Ahmeti hedh votën e tij: “Votoni motra dhe vëllezër, bëhuni pjesë e zhvillimit dhe vendimmarjes”

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para pak çastesh hodhi votën e tij ku edhe bëri thirje që të votohet masovikisht, për t’u bërë pjesë e zhvillimit dhe vendimmarjes.
Sipas Ahmetit fushata ishte e drejtë dhe shumë dinjitoze në të gjitha vendbanimet.

“ Ditë e bukur sot në Kërçovë, por edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Likovë, Çashkë, Dollnen, Pllasnicë, Zhelinë, Bogovinë, Tearcë, Vrapcishtë, Prespë, Shkup, Studeniçan, Haraçinë, Brvenicë dhe në të gjitha komunat tjera.
Sot flet sovrani dhe vlerëson punën e bërë si dhe ofertën e prezantuar programore gjatë fushatës.
Fushata ishte dinjitoze, jam mirënjohës dhe faleminderues për dyert e hapura dhe mikpritjen në të gjitha vendbanimet tona.
Votoni motra dhe vëllezër, bëhuni pjesë e zhvillimit dhe vendimmarjes”, ka thënë Ahmeti.