Ali Ahmeti: Garantoj që në këto zgjedhje romët do të kenë deputet në Kuvend

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Unionin e Romëve tha se nuk është folur për numra, respektivisht mandate të deputetëve, por pavarësisht kësaj, tha se kryetarja e kësaj partie, Fatma Osmanovska do të jetë deputete e ardhshme e komunitetit rom në Kuvend.

“Për numra nuk kemi folur, kemi folur për vizione por Fatma është deputetja e ardhshme e komunitet Rom”, tha Ahmeti.