Ali Ahmeti fton liderët shqiptarë në tryezë të përbashkët

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka ftuar liderët e të gjitha partive politike shqiptare në tryezë të përbashkët.

Siç thuhet në kumtesën e dërguar nga BDI, në tryezë janë ftuar, Z. Afrim Gashi Alternativa Z. Bilall Kasami –Besa Z. Ziadin Sela Aleanca për shqiptarët dhe Z. Menduh Thaci Partia Demokratike Shqiptare. Kumtesa e cila është dërguar në emër të Ahmetit, thuhet se vjen pas zgjedhjeve të 15 korrikut.