Ali Ahmeti flet për hapjen e kufijve me Kosovën

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ka ndonjë përç*arja mes koalicionit LSDM-BDI sa i përket hapjen e kufijve me Kosovën mohoi të ketë probleme brenda Qeverisë
“Është çështje e ekspertëve, e Institutit për Shëndet Publik dhe institutit e dy vendeve tona duhet të bëjnë vlerësim sepse është përgjegjësia e shtetit që gjërat t’i vendos sipas vlerësimeve shkencore dhe të ekspertëve”, tha Ahmeti.

Ahmeti inkurajoi ISHP-në që të ndërmerr epilog për shkak se, sipas Ahmetit lëvizja e qytetarëve është në dobi të dy vendeve.
“Varet se çfarë vlerësime do të bëjnë ekspertet nga dy vendet”, tha Ahmeti.