Ali Ahmeti e Talat Xhaferi për ngushëllime në familjen e Kadri Veselit (FOTO)

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, po qëndrojnë në qytetin e Mitrovicës për të shprehur ngushëllime në familjen e Kadri Veselit
Ata janë parë nën shoqërimin e kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi po qëndrojnë në Mitrovicë në ditën që aty gjendet edhe ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli.
Vetë Ahmeti deklaruar se s’ka pasur dijeni për ardhjen e Veselit nga Haga.
“Kam ardhur për ngushëllime tek një njeri i madh, nuk kam pasur dijeni se Kadri Veseli ka arritur në Kosovë”, ka thënë Ali Ahmeti.