Ali Ahmeti: Dënoj sulmin vrastar ndaj policisë së Kosovës, destabilizon rajonin

epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj vrasjes së efektivitit të policisë së Kosovës në veriun e vendit.

“Sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit.

Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës.

Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin.

Këto zhvillime janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent.Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe shërim të shpejtë të të plagosurve. “ shkruan Ahmeti në platformat sociale.