Ali Ahmeti: “Çashka po bën historinë me Suatin kryetar. Rrethoni numrin 3!”


Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sot në Jabollçistë të komunës së Çashkës me prezantimin e agjendës së blertë dhe përbetimet e saj, projektet e programit zgjedhor, kandidatit për kryetarë komune Suat Shaqiri dhe kandidatët e listës së përbashkët me subjektet tjera politike shqiptare për këshilltarë për komunën e Çashkës. Banorëve të komunës së Çashkës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kandidati për kryetar komune Suat Shaqiri.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij potencoi përkrahjen ndaj kandidaturës së Suat Shaqirit dhe shprehu bindjen për fitoren e tij dhe agjendës së blertë në zgjedhjet e 17 Tetorit. Ai iu drejtua edhe mërgimtarëve të rajonit të Çashkës që të votojnë në zgjedhjet lokale në vendin tonë, për zhvillimin e të cilit në vazhdimësi po kontribuojnë.

“Nëse ju kujtohet para një viti dolëm me një platformë për kryeministër shqiptar, kishte shumë që nuk besonin, por nijeti kur është i mirë nuk ka forcë që e ndal dhe ne në zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë hyjmë me kryeministër shqiptar, kryeministër të parë në këtë vend. Pse i kemi bërë të gjitha këto? I kemi bërë për ti tejkaluar paragjykimet, për tu thënë të gjithëve që ky vend është edhe i shqiptarëve. Kur më pyetën se a beson se do të bëhet kryeministri shqiptar, lëre thashë që besoj por edhe do të bëhet, jo vetëm që besoj por edhe do të bëhet Suati kryetar i Çashkës sepse qëndroni të gjithë bashkë.

Ju keni bashkuar listat, ju keni bashkuar qëllimin. Suati mbi interesat personale, ka vendosur interesat madhore, interesin e përgjithshëm në shërbim të juajin, për jetë më të mirë, për shkolla më të mira, për shërbime shëndetësore edhe më të mira, për infrastrukturë, rrugë e ujësjellës dhe asnjëherë nuk do ti mungojë përkrahja në realizim të këtyre objektivave.” – u shpreh në fjalimin e tij kryetari i BDI-së Ali