Ali Ahmeti: Burrin e prish lakmia

Duke bashkë-biseduar me qytetarët e Tetovës, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim tha se është pikërisht, lakmia ajo që e prish burrin.

Duke treguar një tregim të vjetër, popullorë, Ahmeti tha se 12 burra me mustaqqe kanë diskutuar me javë të tëra për ta zbuluar këtë dhe është vendosur që burrin nuk e prish as baltosja, as shuplaka e as asgjë tjetër.

“Kanë diskutuar pa ndalë. Një grua që u shërbente i ndëgjonte se si zihen. Del në ditën e 10-të e hap kanatën dhe u thotë burrave, a ka mundësi tu ndihmoj se po shoh që po ziheni tashmë 10 ditë. Vendsonin ta ndëgjojnë, ajo u thotë, asgjë nuk e prish burrin,por burrin e prish lakmia, asgjë tjetër vetëm lakmia. Më pyeti një gazetar, cka i ka ndodhur Katica Janvevës, edhe unë I thash, e bëri nga lakmia”, tha Ahmeti.