Ali Ahmeti: Bashkëluftëtarët e mi do ta dëshmojnë luf*tën e drejtë të UÇK-së

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka reaguar për ngjarjet e fundit në Kosovë, ku Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Ali Ahmeti thotë se bashkëlu*ftëtarët e tij do ta dëshmojnë lu*ftën e drejtë të UÇK-së dhe do të kthehen ngadhënjimtar. Ai gjithashtu thekson se “po të kishin edhe një jetë, lu*ftën do ta kishin bërë sërish”.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Ali Ahmetit:
“Lu*fta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë e kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, por edhe për drejtësi dhe sundim të së drejtës, shoqëri demokratike dhe kohezive, të orientuar drejt vlerave euro-amerikane. Jam i bindur që shokët e mi, bashkëluftëtarët e mi, do ta dëshmojnë lu*ftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të kthehen ngadhnjimtarë duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe drejtësinë vendore e ndërkombëtare. Unë e di se si unë, ashtu edhe shokët e mi, po ta kishim edhe një jetë, edhe një mundësi, edhe një kushtrim për të luftuar për liri dhe barazi, ne do ta bënim përsëri sepse besuam dhe besojmë në të drejtën e kombit tonë. Të gjitha të arriturat tona në këto dekada i kemi realizuar bashkarisht me miqtë tanë ndërkombëtar dhe bashkarisht, duke respektuar vlerat e përqafuara nga të gjithë ne, edhe do ta përfundojmë rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, drejtësisë dhe integrimit. Sundimi i ligjit dhe drejtësia e mirëfilltë joselektive janë synime të të gjithë neve andaj dhe përgëzoj krerët e Kosovës që iu përgjigjën thirrjes së drejtësise në mënyrën më dinjitoze dhe ju uroj kthim sa më të shpejtë në detyrat e tyre që i presin”.