Ali Ahmeti: “Asnjë ministër tjetër i jashtëm s’mund ta udhëhiqte diplomacinë si Bujar Osmani”

SKOPJE, MACEDONIA - MARCH 23: Head of the Democratic Union for Integration Ali Ahmeti speaks during a press conference following his meeting with Greek Foreign Minister Nikos Kotzias (not seen) in Skopje, Macedonia on March 23, 2018. Besar Ademi / Anadolu Agency

Ali Ahmeti, lideri i partisë më të madhe shqiptare në vend- BDI-së, ka spikatur aktivitetin e Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe e ka ngre lartë në piedestal diplomacinë e vendit, të cilës me sukses po i prinë Osmani.

Ali Ahmeti është kategorik kur thotë se, nuk mund ta bënte askush tjetër punën më mirë se Bujar Osmani.
“Kurrë s’ka pasur ky vend ministër të jashtëm (shqiptar).

Një vjet ka që Bujar Osmani e kryen me suksesin më të madh diplomacinë, në të gjitha qendrat: Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris… po negocion, po mbanë procesin gjallë me Sofjen. Asnjë ministër tjetër s’mund ta bënte më mirë”, u shpreh mes tjerash Ahmeti në tubimin partiak në Bërvenicë.

Bujar Osmani është ministri i parë shqiptarë që udhëheqë me Punët e Jashtme të vendit.