Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka theksuar se Albin Kurti duhet të ndjekë shembullin e Ali Ahmetit, i cili pas luftës së vitit 2001 për shkak se ishte i dënuar nuk garoi për deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.
Kjo deklaratë ka mjaftuar që të ndizët debate në studion e T7, ku analistët kanë filluar ta krahasojnë Ahmetin me Albin Kurtin.
Berat Buzhala ka deklaruar se Ali Ahmeti është themelues i UCK-së dhe se ka punuar për avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, pa Ahmetin dhe përfaqësuesit tjerë të UCK-së, Kosova do të ishte një autonomi brenda Serbisë.
Analisti Bernard Nikaj ka thënë se pa Ali Ahmetin, Maqedonia nuk do të ishte në NATO. Ndërkaq, analistët, Rron Gjinovci, Jusuf Thaçi dhe avokati Tom Gashi kanë deklaruar se Ali Ahmeti nuk ka bërë sa duhet për avansimin e statusit juridiko kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas Gjinovcit, Ali Ahmeti nuk të krahasohet me Albin Kurtin, sepse ky i fundit është më i ngritur si intelektual dhe më përlqyer si liderë në të gjitha trevat shqiptare.
Gjinovci dhe Gashi kanë thënë se si pasoj e politikave të Ali Ahmetit shqiptarët në Maqedoni jetojnë keq dhe se Albin Kurti e mban në xhep të vogël Ahmetin.
Jusuf Thaci ka thënë se duhet bërë dallimi mes Ali Ahmetit të para luf*tës dhe atij të paslu8ftës. Sipas tij, Ali Ahmeti nuk i ka realizuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.