Alfred Cako: Vaksinat rrisin numrin e homoseksualëve, devijojnë genet duke shndërruar personin

Edhe kësaj radhe Alfred Cako ka çuditur me deklaratat e tij, ku thotë se vaksinat në përgjithësi realizohen për të rritur numrin e homoseksualëme me qëllim uljen e lindjeve.

Sipas tij vaksinat devijojnë genet de shndërrojnë personin.

“Vaksinat bëjnë sterilizim dhe devijim të geneve duke shndërruar sjelljen e një personi duke rritur numrin e homoseksualëve që mos të ketë më lindje. E keni vënë re juve re që meshkujve u është holluar zëri dhe femrave që u është trashur? Eutanazia ka kohë që bëhet dhe nëpërmjet gjerave që ne i konsumojmë. Për shembull uji që është me klor apo kolinozi, të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme”, tha Cako.