Alfred Cako: Këta janë tre masonët e famshëm të Kosovës


Teoricieni i njohur i konspiracionit në Shqipëri, Alfred Cako njihet për parashikimet e tij të ndryshme.
Kësaj radhe Cako në një emision në Top Channel ka folur për masonerinë dhe anëtarët shqiptarë të lozhave masonorike.

Cako ka dhënë edhe tre emrat nga Kosova që sipas tij janë pjesë e masonerisë.
“Në Kosovë sot përfliten tre personazhe që janë mason duke filluar që nga kryeministri Albin Kurti. Veton Surroi mendohet se është ndër masonët e vjetër të Kosovës i cili vazhdimisht ka plotësuar të gjitha kërkesat që ka pasur komuniteti ndërkombëtarë. Flitet që është edhe Fahri Xharra, si një nacionalist ekstremist”.

Cako thotë se hapat e parë të masonerisë në Shqipëri i ka vendosur Maks Zotaj.
Ai thotë se sot në Shqipëri lozha më se njohur është lozha “Eagle” me rreth 70 anëtarë.
Aty sipas tij janë të anëtarësuar disa politikanë.
“Andrea Mane, Luçiano Boçi. Nga e majta është Damian Gjiknuri, Ervin Bushati. Janë edhe disa zëvendësministra që nuk po ua përmend emrin”, shprehet Cako
Video nga minuta e 20:00 në emisionin e mëposhtëm.