Alfa: Sheqerinska ka refuzuar postin e ambasadores në SHBA, a po përgatitet për …

Presidenti Stevo Pendarovski i ka ofruar zv/kryetares së LSDM, Radmilla Sheqerinska postin e ambasadores në SHBA, njofton TV Alfa. Por ky lajm i paverifikuar dhe në formë të thashethemeve nuk ka marrë përgjigje as nga kabineti i presidentit të vendit, Pendarovski, por as edhe nga Sheqerinska e cila aktualisht kryen detyrën e ministers së mbrojtjes por është rizgjedhur edhe në postin e deputetes në zgjedhjet e 15 korrikut.

TV Alfa më tej ka theksuar se Sheqerinska sipas disa portaleve ka si qëllim të zgjedhet kryetare e Kuvendit.
Më tej spekulohet se nëse Sheqerinska do të ulet në karrigen e kryeparlamentares, atëherë posti i kryeministrit do t’i takojë BDI-së.