“Alfa”, Apeli po shqyrton ankesën e Derplaninit

Në këto momente është duke u zhvilluar seanca gjyqësore në Apel mbi ankesën e të dënuarit në rastin “Alfa”, Almir Derplanini për lartësinë e dënimit. Zhvillimin e seancës e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës Asmir Alispahiç. Pas vendimit mbi ankesën hapet rruga që Gjykata Penale të vendos për provën e re materiale (ekspertizën e përgatitur në Serbi), e cila mund të dërgoj rastin Alfa në rigjykim.