ASH-ja e Selës i reagon Taravarit: Jo be shoç, nuk është e vërtetë/fantashkencë


Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj premtimeve të Taravarit se nëse do të ketë zgjedhje lokale të parakohshme ai nuk do të zgjidhet ministër.

“E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore. Me çka, për pak ditë, do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim të bashkëpunëtorëve.
Do të shohim edhe një herë që profesorë si Namik Durmishi, zv.kryetar komune, që edhe i takon të drejtojë Komunën e Gostivarit do t’i kërkohet të tërhiqet pasi nuk është i përshtatshëm për VMRO-në.

*Jo be shoc, nuk është e vërtetë/fantashkencë”, thuhet në deklaratën e Ash-krahu i Selës.