Aleksov: Përgjegjësi primare e politikanëve është t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19

Secili prej faktorëve të zgjedhjeve mban përgjegjësinë e tij dhe nëse nuk respektohen masat e mbrojtjes së shëndetit dhe protokollet, do të shkaktohet kaos dhe që është gjithashtu me rëndësi në gjithë këtë proces, politikanët të mos ketë kush t’i votojë, ndërsa ne si qytetarë të mos dalim të votojmë. Njëri prej atyre momenteve si përgjegjësi primare është te politikanët që t’i respektojnë standardet dhe protokollet për mbrojtje që janë përcaktuar nga institucionet. Ato janë dy metra distancë, mbajtje të maskës, nuk guxojnë të bëhen ngjarje të mëdha. Edhe vetë fushata duhet doemos të jetë në fokus nga aspekti shëndetësor. Zgjedhjet nuk janë vetëm ditë e votimit, deklaroi në intervistën  Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST.

Z. Aleksov, jemi në prag të zgjedhjeve të dhjeta parlamentare, zgjedhjet e pesta të përkohshme parlamentare. Këto janë një ndër zgjedhjet më specifike duke marrë parasysh gjendjen me Kovid-19. Si do t’i vëzhgojë zgjedhjet asociacioni MOST?

Së pari, do të duhet të bëjmë një dallim të vogël si filluam me procesin dhe në cilën fazë gjendemi tani. Është evidente se gjërat janë duke u ndjekur. Që nga vetë fillimi parashikuam se do të shkojmë me më pak vëzhgues, më së shumti për shkak të vlerësimeve që i kemi bërë duke i marrë parasysh tri votimet e fundit që u mbajtën në shtetin tonë. Ajo që është shumë e rëndësishme të përmendet është se vëzhgimi do të ndodhë saktësisht në përputhje me protokollet që do të përcaktohen nga institucionet kompetente, me këtë rast mendoj, para së gjithash, në autoritetet shëndetësore të cilat me imputin e tyre do t’i asistojnë KSHZ-së, që t’i zhvillojë këto protokolle dhe t’i shndërrojë në udhëzime.

Vëzhguesit tanë, të cilët do të jenë gjithsej një mijë, por me 700 do t’i mbulojmë vendvotimet si statike, ndërsa pjesa tjetër do të jenë pjesë e rrjetit tonë rajonal dhe ekipeve mobile në vetë ditën e zgjedhjeve, ndërsa koordinatorët rajonal do t’i ndjekin ngjarjet në të gjitha komunat në shtet. Ajo që është me rëndësi është se çfarë do të bëjmë, aktiviteti i përgjithshëm në terren do të zhvillohet në përputhje me ato udhëzime dhe protokollet që janë përcaktuar nga autoritetet përgjegjëse për procesin.

Lidhur me protokollet dhe mbrojtjen shëndetësore nga ajo që mund ta shohim se tashmë duken konturet e së njëjtës. Siç thashë, dy metra distancë, mbajtje të maskës, mirëmbajtje të higjienës së duarve, kuptohet nëse vjen radha sipas asaj që mund ta vërenim nga vetë bisedimet në KSHZ, ajrosje të rregullt të hapësirave, ndërsa qarkulloi njëfarë informacione se do të shfrytëzohen hapësira më të mëdha, etj….