Aleksandar Kicarovski:Si i pashë sulmuesit duke tentuar ta eliminojnë Selën dhe Zaevin

Pas dëshmisë së kryeparlamentarit Xhaferri, ministrit Mançevski sot para gjyqit dëshmoj deputeti i LSDM-së Aleksander Kicarovski.

-Turma e tërbuar e njerëzve ishin mbledhur vetëm me një qëllim, ata donin të na vrisnin. Na shpëtoi vetëm përmbajtja jonë, sidomos sigurimi i Oliver Spasovskit dhe Zoran Zaevit, tha Aleksandër Kicarovski duke ju përgjigjur pyetjes së prokurorit Darsko Jakimovski.

Ai tha se disa sulmes kishin tentuar që nëpermjet kabllove të mikrofonit ta kapin ndonjërin prej deputetëve. Sipas Kicarovskit qëllimi i tyre ishin vrasja e Zijadin Sela dhe Zoran Zaevit.

Kicarovski dëshmojë pas Talat Xhaferrit i cili i njohu në sallë 5 nga sulmuesit që ishin  atë ditë në kuvend , dhe pas Damjan Mançevskit i cili dëshmojë se si kishte dëgjuar brohoritma”Vritni Selën dhe Zaevin,  ata janë tradhëtare”.