Drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike është Aleksandar Janev, i cili zëvendëson drejtorin e mëparshëm Sasho Tasevski.
Konfirmimi i emërimit të drejtorit të ri gjendet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në rubrikën e Byrosë së Sigurisë Publike, ku është postuar biografia e drejtorit të ri.
Sipas njoftimit, Janev vjen nga pozita e shefit të Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, ndërsa nga viti 2018 deri në vitin 2024 ka punuar si shef i Departamentit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ai ka kryer arsimin e mesëm policor, Fakultetin Juridik në Shkup, ndërsa këtë vit është magjistër në menaxhimin e burimeve njerëzore.