Aleanca për Shqiptarët sot në mesditë mban Kuvendin Qendror

Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kuvendin Qendror në të cilin pritet të zgjedhet pasardhësi i kësaj partie, pas dorëheqjes së Zijadin Selës. Sela u tërhoq nga posti i drejtuesit të ASH-së pas humbjes së zgjedhjeve lokale për këshilltarë komunalë në Tetovë, në të cilin ky subjekt politik nuk arriti të sigurojë asnjë mandat.
Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç theksoi ai sipas statutit të kësaj partie këtë të drejtë e ka vetëm dy herë.