Aleanca për Shqiptarët (ASH), deklaroi se sot ishim dëshmitarë edhe të një marrëveshje të turpit mes sistemit të drejtësisë dhe njërit nga kriminelët e dy regjimeve në vazhdimësi, Sasho Mijallkov.
“Derisa qindra shqiptarë merrnin dënime dragonike për hudhje vezësh në protesta, disa burgime të përjetshme në procese të montuara, Sasho Mijallkov, i cili ndërtoi një Perandori të krimit dhe korrupsionit, shpëtoi me vetëm 3 vite burg. Për të qenë ironia edhe më e madhe, atij ju shqiptua edhe një gjobë prej 36 miljon euro, derisa i njëjti akuzohet për keqpërdorimin e qindra miljona eurove. Pyesim publikisht a u morr vesh Artan Grubi me Sasho Mijallkovin, apo Ali Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët e Rusisë dhe Serbisë”, thanë nga ASH.
Nga atje shtuan se sido që të jetë epilogu tanimë dihet, Sasho Mijallkov në liri e shqiptarët në burg.