Aleanca për Shqiptarët kërkon uljen e çmimeve të ilaqeve (VIDEO)

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ndaj paralajmërimit të Qeverisë për rritje të çmimit të participimit gjatë kontrolleve në spitale publike. Nga ASh rikujtojnë se qeveria LSDM-BDI premtonte heqjen e plotë të pagesës së participimit.

“Javën e kaluar, në vazhdën e masave anti-krizë të Qeverisë është propozuar edhe rritja e participimit gjatë vizitave dhe ekzaminimeve në spitalet publike. Propozimin skandaloz në fjalë e ka pranuar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila deklaron se “po shqyrtohet mundësia e futjes dhe rritjes së participimit në përdorimin e shërbimeve shëndetësore”. Ndërsa, nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se kjo kërkesë nuk do të merret si akt i kryer dhe se fillimisht do t’i bëjnë analizat se a do të jetë i domosdoshëm ky shtrenjtim i participimit për shërbimet shëndetësore.
Në kampanjën parazgjedhore në vitin 2016, partitë qeveritare LSDM-BDI premtonin shërbime kualitative shëndetësore nëpër spitalet publike si dhe heqjen e pagesës së participimit. Le që nuk i mbajtën premtimet, por në janar të viti 2019 i rritën çmimet e participimit dhe çmimet e barnave”, tha Bekim Tateshi, Departamenti për Shëndetësi-ASh.