Aleanca për Shqiptarët kërkon që testimet për mërgimtarët të jenë falas


Situata me pandeminë po keqësohet dhe është evidente se po del jashtë kontrollit. Qeveria po dëshmon pa aftësi dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo fushë të jetës. Këtë gjë në lëkurën e vet e përjetojnë edhe mërgimtarët që po kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet vjetore me njerëzit e familjes.
Pikërisht në kufi disave nuk ju pranohen testet e bëra në shtetet e perëndimit ku dhe punojnë dhe i detyrojnë të bëjnë teste në Maqedoninë e Veriut me çmime marramendëse edhe atë deri në vlerë prej 100 euro, që shkakton indinjatë dhe zhgënjim nga sjellje jo normale e shtetit ku ato janë lindur, investojnë dhe paguajnë tatimet si krejt qytetarët tjerë dhe bashkë me remitencat janë autorët kryesorë të mbushjes së buxhetit shtetëror.

Aleanca për Shqiptarët ngre zërin kundër këtij fenomeni dhe kërkon nga autoritetet shtetërore kufitare që mos të jetë selektive në kufi dhe të trajtojë në mënyrë të drejtë të gjithë shtetasit dhe të mos rëndohet hyrja e shtetasve në vendlindje. Ne jemi dëshmitar se shumica e testeve janë donacione nga bashkësia ndërkombëtare dhe kërkojmë që për të njëjtat qytetarë të lirohen nga pagesa e tyre si në kufi ashtu edhe në institucionet shëndetësore brenda shtetit.

Po ashtu kërkojmë që testet e bëra në shtetet perëndimore të pranohen si valide dhe të lejohet qarkullimi i lirë i mërgimtarëve tonë që e meritojnë, madje edhe më tepër se kjo. Aleanca për Shqiptarët,