Albulena Haxhiu po bëhet përsëri nënë, në pritje të fëmijës së tretë (FOTO)

Ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëhet sërish nënë për afro dy muaj. Këtë e kanë konfirmuar burime të Prive pranë anëtares së kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksa mediat shkruajnë mbi përgjegjësitë e reja që e presin Haxhiun në qeverinë e re, duket se paralelisht, përgjegjësi e presin ish-deputeten edhe në aspektin e familjes.
Kujtojmë se ish-ministrja dhe bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi janë prindër të dy djemve, Malit dhe Tomorrit.