Janë të rralla rastet kur ministrat e Qeverisë së Kosovës janë parë duke lëvizur këmbë nga zyra në shtëpi dhe anasjelltas.
Duke lëvizur me vetura zyrtare, shoqërues dhe staf, ministrat kosovarë kanë arritur të krijojnë një distancë po thuaj të paarritshme mes tyre dhe qytetarëve.
Por një shembull krejt tjetër ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo është parë në shoqërinë e bashkëshortit, Albanit dhe dy djemve të saj, duke shkuar këmbë nga zyra e saj deri në shtëpi.