Zyrtarja e VV’së, Albulena Haxhiu ka thënë se kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj nuk duhet të bëhet President.
Kështu deklaroi ajo në Frontal, ku ndër të tjera tha se Haradinajt “i ka mbetur pikë” për t’u bërë President.
“Njëherë deshi të bëhej kryeministër, e pamë si qeverisi. Çfarë i paska mbetur pikë, edhe President me u ba. Thua se pozitat në institucione janë për të shuar apetitet”, ka thënë Haxhiu.
“Për cka, për me na tregu se si mund ta shftrytëzu pozitat për interesa personale, klienteliste”, ta ajo.
Ndër të tjera, Haxhiu shtoi se Haradinajt as nuk duhet t’i shkojë ndërmend të kandidojë për president.
“Unë mendoj që dikush që s’ka përkrahje popullore, as nuk duhet t’i shkojë në mend me u ba President”, ka thënë Haxhiu.