Albon Xhemaili: “E gjetëm komunë me dy milionë euro borxh, tani ka zero, investuam mbi 9 milionë euro“

Kryetari aktual i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, tha se ai para katër viteve ka dalë para banorëve të Bogovinës, dhe është zotuar për shumë.

“Kisha ca amanete për t’i quar në vend. Po kryetar i qova në vend amanetet për katër vite. Kemi punuar vazhdimisht për shkollat, kemi thënë duart larg politika nga shkollat, po e bëmë, investuam në çdo shkollë, ujë problemi më etik, jo veq në komunën e Bogovinës, kemi punuar vazhdimisht për të sjellë në çdo shtëpi ujë për pije, nëse kishte nevojë edhe në mal në bjeshkë kemi ndejtur por ja arritëm qëllimit e sollëm ujin”, deklaroi Albon Xhemaili.

Ai tha se kanë bërë aq shumë punë sa që nuk është bërë për 20 vite me radhë.
“Kur kemi marrë menaxhimin e komunës kemi apsur borxh mbi 2 milionë euro. E di që e kanë zili, po nga inati do va them sonte. E dini sa ka borxh komuna e Bogovinës, zero euro borxh. Më pastër se kaq nuk ka”, deklaroi Albon Xhemaili.

Albioni tha se është i sigurt se koalicioni do të fitojë pushtetin qendror dhe kështu do të mund të punohet edhe më shumë.
“Nuk dyshojë fare në fitoren tonë, familja jonë vazhdimisht po rritet, nuk dyshojë se do të dalim gjithë dhe do të votojmë për shtëpinë tonë, vendlindjen tonë”, tha Xhemaili.