Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së LVV-së, të gjitha familjet do të marrin përfitim mujor për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.
Sipas Kurtit, për fëmijët nën 2 vjeç përfitimi mujor do të jetë 20 euro, ndërsa për fëmijët e moshës 2 deri në 16 vjeç do të jetë 10 euro.
Ai po ashtu theksoi se do të hapen 160 qendra të kujdesit për fëmijët për të siguruar edukimin e hershëm.
Kurti, përmes një postimi në “Twitter” gjithashtu u zotua se do të ofrohen vakte falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV-ja fitoi mbi 47 për qind të votave, pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato me postë.