Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës

Qytetarët ia dhanë edhe një mundësi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje. Shumica e përfaqësuesve të popullit në Kuvend sapo kanë votuar për ta zgjedhur sërish në krye të Qeverisë liderin nacionalist të qendrës së majtë.

Albin Kurti e ka mbërritur edhe njëherë qëllimin për të cilin u mundua shumë. 67 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar për formimin e Qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë ai.