Albin Kurti tregon se çfarë e dallon atë nga Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë që ajo se çfarë e dallon atë nga ish presidenti historik Ibrahim Rugova dhe ish presidenti Hashim Thaçi, në aspektin e përballjes me kundërkandidatët, është që ata nuk kanë thënë kurrë që shteti është i kapur.

Kurti ka treguar se përse ai nuk po pranon të ballafaqohet në debate publike me kandidatët për kryeministër nga partitë tjera, që janë në garë për shef qeverie.

“Këto janë zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës që janë referendum, jemi në kontekstin ku shteti s’ka qenë kurrë më i kapur se tani dhe kurrë nuk ka qenë një situatë siç është tani. Ata nuk kanë thënë që shteti është i kapur”.

“Ne gjthmonë kemi qenë ata që kemi bërë debat, në Kuvend edhe jashtë tij, njerëzit po na njohin tashmë. Nuk është debati kur ne e bënimim kundër atyre, sikur ata, mulitimilionerët që dëshirojnë të na pengojnë për t’u kthyer në qeverisje”, ka thënë Kurti në TV Dukagjini.