Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për ndeshjen e sotshme të Kombëtares së Kosovës. Ai ka uruar për fitore Kosovën.
Sonte Kosova luan ndeshjen më të rëndësishme të saj me Maqedoninë e Veriut në “Teodor Proski” në Shkup, nga ora 20:45.
E lidhur me këtë kanë reaguar edhe shumë figura të larta shtetërore.
Me anë të një statusi fitore për Kosovën ka uruar edhe Albin Kurti, gjë që nuk është e shpeshtë.
Ai ka thënë se kjo ndeshje ka sot shumë rëndësi të madhe dhe shpreson në fitore.
“Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa, në një vend, në një kohë. Rëndësinë e përballjes me Maqedoninë e Veriut më së miri e dijnë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses sonë që na sollën deri këtu. Krenarë jemi me ta – shpresojmë edhe lojë të bukur drejt fitores”, ka shkruar Kurti.