Albin Kurti shkruan për humbjen e Luran Ahmetit

Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën “Vd*ekja e Dantonit”. Pata fatin ta shihja në skenë. Ishte fat sipas vetë Luranit. Ai thoshte se teatri ishte vendi ku bëhej aktori i vërtetë. Kohët e fundit pandemia ia kishte pen*guar disa projekte. Por askush nuk mund të mendonte se do t’ia ndalte ëndrrën.
E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më intim të plastikës dhe cerebralit të aktorit.

Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë. Do të kishim patur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ash*pra dhe të p*rera. Ai po ngjitej modestisht në skenë. Një ditë jam i sigurtë se do t’i rikthehej Robespierit. Dhe jam i sigurtë se përsëri do ta shihja. Por, padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit. Ne humbëm Robespierin tonë te “Vd*ekja e Dantonit”.
Ngushëllime gruas Edlira, vajzës Arba, babait Xhabir, familjes së gjerë e miqve të shumtë të Luranit.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1096818087484741