Albin Kurti po ndjell luftë me Serbinë


Shkruan: Kimete Berisha

Perëndimi i egër!

Një djalë qante në dyqan për një lodër dhe babain e tij e thërriste me sa zë që kishte ‘budalla’, anipse babai ish dorëzuar para presiont të të birit dhe ia plotësonte secilën dëshirë, por djali nuk e ndalte vajin, e kërcënonte dhe i hakmerrej me lotët e tij.

Unë qaj, unë nuk ha, unë nuk çohem nga shtrati, unë e mbys veten, unë ia shti flakën shpisë – nëse nuk bëhet qysh them unë. Ama vjen një ditë kur edhe të harxhohen lotët, më përpara të ‘del’ syri prej vendit sesa loti, dhe vjen një ditë kur nuk ka kush të thotë: ‘mos qaj’.

Një grua kërcënon me vetëvrasje nëse e braktis burri, dhe kështu e ruan martesën.

Një burrë e kërcënon familjen se e kall çka t’i del përpara…dhe kështu e ruan ‘pushtetin’ mbi viktimat sa t’jetë gjallë.

Kjo është metodë manipulimi – kur individi e shfrytëzon frikësimin për t’u bërë siç do ai.

‘Bandat kriminale serbe’, e kanë parë se sa herë duan diçka – e realizojnë me dhunë dhe egërsia e tyre gjen mirëkuptim në Perëndim.

Perëndimi i përkëdhel bombat e bandave kriminale serbe në Veriun e Kosovës, dhe i merr në gji, sikur të ishin ato sisa që japin tambël.

Nëse terroristët serbë nuk duan zgjedhje – nuk ka zgjedhje.

Nëse kriminelët serbë duan të maskohen, dhe të kërcënojnë me shfarosje – dëshira u plotësohet, sepse për Perëndimin është shumë me rëndësi se çfarë duan ata që nuk duan zgjedhje.

Për të treguar se nuk u pëlqejnë zgjedhjet – i kallin zyrat.

Janë barbarë, ama atraktivë për perëndimin.

Perëndimi në Kosovë është si ato vajzat mazohiste që thonë se ‘mua më pëlqejnë bad boys’ sepse janë të rrezikshëm – të kënaqin duke të mbytur.

Terroristët serbë janë atraktivë për Perëndimin – vetëm në Kosovë, se toka është këtu pjellore për kriminelët.

Se ti e din: nëse një grup terroristësh do të gjuanin bomba kundër zgjedhjeve në Perëndim – Perëndimi nuk do t’i shtynte zgjedhjet, por dihet çka do të bënte.

Ambasadori amerikan në Kosovë i kish numëruar se me sa bomba e kanë shprehur nervozën kundër zgjedhjeve terroristët serbë….atij po i del hesapi: veç një bombë.

BE iu bashkangjit urimit të ambasadorit, dhe i përqafoi bandat kriminale serbe me mirëkuptim.

Se, duhet psikologji, të shërohen serbët nga nevoja për t’i mbytur shqiptarët pa përjashtim.

Sepse kur bandat serbe nuk duan diçka – vrasin.

Çka nuk e duan – e vrasin.

Kryeministri Albin Kurti njësoj si sot serbët, i ka kallur dikur institucionet e Kosovës për t’i rikrijuar ato nga hiri.

Se, Zaratustra ka treguar se ‘Vetëm aty ku ka varre – ka edhe ringjallje’!!

Albulena Haxhiu, me gaz lotsjellës, duke ua hedhur hundëve, i ka bërë deputetët për spital, derisa përfundoi edhe vet në spital, shkaku se, sipas mjekëve, i ishte zagllavirur gazi lotsjellës, që thonë myslimanët boshnjakë “na stidno mjesto”.

Pra, për pushtet edhe organet gjenitale i kanë shfrytëzuar si depo të armatimit.

Prandaj, kur ata që i kanë sulmuar Institucionet e Kosovës flasin kundër atyre që sot i sulmojnë Institucionet e Kosovës – nuk i merr kush seriozisht.

Xhelal Sveçla, sulmues i papenduar i policëve shqiptarë, me ato pantallona ngjyrë kaki që i hynë në depon e prapme të armatimit, duket karikaturë kur flet për sigurinë e policëve në Veri.

Sepse, praktikën e dhunës e ka kryer mbi trupat e policëve të Kosovës, e sot i udhëheq ata.

Kur u zgjodh Hashim Thaçi President, Vetëvendosja e ka sulmuar Kuvendin.

Qe dy vite nuk është Hashim Thaçi në Kosovë: e pse nuk përparoi Kosova pasi paska qenë Hashim Thaçi fajtori kryesor.

Kosova jo veç që ka stagnuar por Albin Kurti që nga dita e parë në pushtet e ka ndjellur luftën me Serbinë, me strategjinë se për Albin Kurtin me Serbinë lufton NATO. Se edhe Presidentes i ka thënë sillu ti si komandante e NATO-s, se logjikisht edhe je.

(Vlen të theksohet se Vetëvendosja asnjë serb kurrë nuk e ka gjuajtur me gaz lotsjellës).

Albin Kurti është duke e krijuar ‘njeriun e ri serb’, është duke kërkuar serbë ‘të ndershëm’, të cilët do të luftojnë kundër serbëve të pandershëm.

Është për gjynah kjo strategji për përçarje.

Secili institucion, pa konkurs është duke futur serbë ‘të ndershëm’ (të paverifikuar nga AKI), në lista të pagave, vetëm e vetëm për ta realizuar idenë e Albin Kurti për luftë qytetarë mes serbëve.

Ashtu siç e ka ndarë popullin shqiptar ‘në popull të ndershëm dhe në popull të pandershëm’, njësoj po i ndan edhe serbët, i paguan me rrogë për të qenë ‘të ndershëm’ (pa dalë në punë, kuptohet).

S’ka çka më tregon kush mua për Veriun, se kam jetuar atje…. Për 2 minuta, aty armatosen me të rinjë, me gra, me pleq, kundër shqiptarëve.

Është e pabesueshme çfarë zelli kanë ata për armë.

Urrjetjen ndaj shqiptarëve e kanë profesion dhe traditë.

E mësojnë në shkolla dhe në shtëpi.

Ata e kanë obligim kombëtar urrejtjen ndaj shqiptarëve.