Albin Kurti nuk do t’i fiton më asnjëherë 50%

Shkruan: Shenoll Muharremi
Jo nëse më pëlqen mua apo jo, por gjërat kanë levizur drastikisht dhe konteksti ka ndryshuar pakthyeshëm. Skam asgjë personale, kam simpati për rrugëtimin dhe jetën e tij, jo gjithmonë të favorshme. Ai nuk e ka më Isa Mustafën e Hashim Thaçin e konzumuar përpara. Kishte aq shumë kontrast me ta saqë dukej i madh ai dielli, më i madh se 50%.
Lummir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi janë një shkollë tjetër. Edhe ata janë të ri dhe mirë shkolluar nga vendet më me ndikim në botë. Janë familjarë dhe të dashtun. Me eksperiencë paraprake dhe të matur. Ata vetëm po presin. Sikur ata atletët në sprintin 100m që mezi spo presin të filloj gara dhe vrapojnë e kapërcejnë ato pengesa për të arritur cakin. Koha e tyre është në ardhje. Por Albin Kurti nuk do të shkoj askund. Ne kemi nevojë për të ende dhe ai ma një rol për të kryer në orkestrin politik të Kosovës.Kosovarët falin gjithçka, po mos i prek në Amerikën. Jo që janë servil, ata e kanë përjetuar ferrin në luftë dhe, atëherë kur shpresat edhe të universi e zoti ishin të zbehta, Amerika i shpëtoj. Siguria njerzore është çështja më fundamentale në jetë, ska asgjë më të rëndësishëm. Aty lidhet Kosovari ne Amerikë. Nga friga e shpëtimi. Nga fuqia më e madhe në botë pēr ta. Nuk jemi ne partner, mos u tallni. Partnerët janë të barabart. Albin Kurti preki pikën e dobët të Kosovarit dhe ata nuk do ja falin kurrë.

Nëse ai kishte mbi 50% përkrahje dhe sondazhet kredibile e qitën 28% në nëntor, tash, pas krizës së veriut nuk duhet të ketë më shumë se 25%. E di ai mirë këtë, përate e ndroj drejtimin dhe pranoj zgjedhje te reja ne veri dje. Nuk është teresisht faji i tij, ështe abnormale të kesh 50%, ka arritur maksimumin. Nëse dëshiron me amortizuar dikënd, jepi pushtet e leje le të qeverisë. Nevojat e mëdha, krizat, kompromiset dhe ai bie… sikur një gjethe nga druri në vjeshtë.
Është mirë për sistemin politik në Kosovë, një ri-balancim. Askush mos të kaloj 30% dhe të gjithë tē detyrohen të bashkëpunojnë dhe asnjëri mos të merr përgjegjësinë dhe barën vet. Pasiqë përfundon mandatin si Kryeministër, ndoshta është mirë Albin Kurti të kaloj në President, ai do del prapë i pari apo dyti në zgjedhje dhe ka ndikim. Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi le t’i ndajnë përgjegjësitë për qeveri. Ka vend dhe punë për të gjithë. Albini mund të përmirësoj drejtësinë dhe sundimin e ligjit nga pozita e Presidentit, ndërsa Memli e Lumiri të dalin në qeveri dhe fokusohen në ekonomi dhe teknokogji.