Albin Kurti na tha se Ivanoviçi “Boll mirë ua ka bo”

I dashuruar me djallin!

Koha ka ndaluar!

Asgjë më nuk ka kuptim!

A mund të vazhdojmë të jetojmë gatitur para permendores së Oliver Ivanoviçit – që ia ngriti kryeministri Kurti, në emrin e viktimave të tij – në emrin tonë!

Glorifikimi i Albin Kurtit për Oliver Ivanoviçin nuk mund të ketë tjetër mesazh përveç ‘Boll mirë ua ka bërë’.

Shkruan: Kimete Berisha

Jemi të poshtëruar.

Jemi të fyer.

Nuk ka më asnjë trohë moral.

Tash,

Qysh kemi fytyrë të dalim në derë…të kapërcejmë në tema të tjera.

Jemi të turpëruar.

Të gjithë, pa përjashtim, të rënë përtoke – baras me varret e viktimave – vdekur për së gjalli!

Nuk ka më vend për asnjë koment – për asnjë fjalë.

Kryeministri Albin Kurti, zyrtarisht, në emër të qeverisë së Kosovës e ka shkelur gjakun e viktimave shqiptare të shtetit serb.
Dhe, jeta po vazhdon, po vazhdon normal, sikur nuk ka ndodhur asgjë!

Kryeministri Albin Kurti mund të vazhdojë të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë…

mund të vazhdojë ta legalizojë, siç po e bën, rehabilitimin e vrasësve të fëmijëve shqiptarë…sepse këtë rol e ka marrë!

Por, ne, a kemi Ne një bark që plas;

A e kemi Ne një gojë që e shqyen fjalën bashkë me gurmaz.

Pse plaga e hapur askujt nuk i dhemb?

Pse dhimbja mē nuk shkakton dhimbje!

Pse më askush nuk ndjen.

Pse ende nuk na luajti kapaku i kresë!

Mos jemi kaq askushi, kaq të pacivilizuar, kaq primitivë sa që me elegancë mund të vazhdojmë t’i bindemi një qeverie që i shpërblen vrasësit tanë!

Populli po hesht.

Studentët po heshtin.

Familjet e dëshmorëve po heshtin.

A s’është heshtja – aprovim!

Heshtja është luks për shqiptarëtl!

Glorifikimi i kriminelit të luftës nga qeveria Kurti është tragjedia më e madhe që u ka ndodhur shqiptarëve!

Nuk është koha për t’ia kthyer krimin me humor – kur as nuk dini të bëni humor.

Edhe humori është luks.

Nuk është koha t’i përgjigjeni me ironi – se as ironi nuk dini të bëni.

Edhe ironia është luks.

Nuk mjafton asgjë…më.

Tashmë asgjë nuk mjafton.