Albin Kurti merr sot vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19

Kryeministri Albin Kurti sot do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19.
Kurti vaksinën do ta merr në sallën e sporteve “1 Tetori”, Prishtinë në ora 16:30.
Kryeministri Kurti sot merr vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19
Ndryshe, salla “1 Tetori” në Prishtinë tashmë ka pamje tjetër nga brenda meqenëse po bëhen përgatitjet për fillimin e procesit të vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot në takimin virtual me kryetarët e komunave të Kosovës ka bërë procesi i vaksinimit do të fillojë të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.
Vitia ka njoftuar se me arritjen e kontingjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha.