Albin Kurti: Koalicioni Aleanca-Alternativa, në të mirën e shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga kryetari i saj, Ziadin Sela, ra dakord se është në të mirën e shqiptarëve atje që një koalicion mes këtij subjekti dhe atij të Alternativës do të rrisë cilësinë e pjesëmarrjes politike të shqiptarëve.

Madje, Kurti dhe Sela thanë se do të ishte e mbarë edhe bashkimi i Lëvizjes Besa në këtë përfaqësim.