Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri, Albin Kurti iu ka drejtuar deputetëve dhe familjes Jashari me një fjalë rasti.
Kurti ka kujtuar rënien e familjes Jashari dhe sulmin e forcave serbe.
“Sot është datë e shënuar për historinë e vendit tonë, 22 vite më parë më 5 mars forcat serbe kishin rrethuar shtëpinë e Jasharajve dhe po e sulmonin. Asnjë sulm nuk i zbrazte por vetëm sa i forconte, tre breza të një familje u flijuan për të ardhmen e për neve. Në ato tre ditë 59 dëshmorë rënë për lirinë e atdheut”, ka thënë Kurti.
Ai e ka theksuar se Adem Jashari ishte i destinuar të bënte histori.
“I lindur më 28 nëntor ditën e flamurit e i rënë më 7 mars në ditën e mësuesi Adem Jashari thuajse ishte i destinuar të bënte histori”.
Tutje, Kurti ka folur për historikun e familjes Jashari se si ka rrjedhur ngjarja para 22 viteve.