Albin Kurti ironizon keq me Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun, ‘po flsini si ish-aktivista të VV’

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë disa komente ndaj krerëve të PDK-së e LDK-së për kritikat e tyre.

Ai ka thënë se këta dy deputetë po ia kujtojnë aktivistët e pakënaqur të Vetëvendosjes.

“Deputeti i Abdixhiku dhe deputeti Krasniqi po flasin si të ishin aktivistët e dorëhequr të Vetëvendosjes. S’di po m’kujtohet deklarata e Skënder Hysenit që thoshte se Abdixhiku është Vetëvendosja brenda LDK-së”, tha Kurti gjatë fjalës së tij.

“Ju jeni PDK e LDK”, u shpreh ai.

“Parulla “Jo Negociata, Vetëvendosje!” ka ndodh në vitin 2005 kur po vonohej pavarësia. Në qershor të vitit 2010 e kemi bërë kompromisin e madh. Kompromisi i dytë që e kemi bërë është më 10 shtator 2014 kur e kemi pranu VLAN-in, kur kemi thënë jemi për dialog në parim por jo për dialog pa parime”, vazhdoi tutje kryeministri i Kosovës.

“Po të shiheshe para pasqyrës, a do ta puthje a do ta pështyje? Kolegët nga Vetëvendosje që e njohin po më thonë se e dinë çka do të bënte deputeti Abdixhiku,”