Albin Kurti i shkon Bilall Kasamit pa paralajmërim në komunën e Tetovës

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Tetovë ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në Universitetin e Tetovës.

Pas përmbylljes së këtij aktiviteti, Kurti ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në komunën e Tetovës ku ka takuar kreun e saj, Bilall Kasami.

Për detajet e këtij takimi ka njoftuar vet nikoqiri i këtij takimi, Bilall Kasami. Ai ka thënë se kanë diskutuar për shumë çështje në interes të dy vendeve me qëllim bashkëpunimin si në rafshin qëndror edhe atë lokal.

Ndërsa shton që kjo vizitë e paparalajmëruar e Kurtit tek ai edhe njëherë konfirmon lidhjen vëllazërore.

“Së bashku me sekretarin organizativ të Lëvizjes BESA z.Adnan Azizi si dhe sekretarin gjeneral z.Abdush Demiri na nderoi me vizitën e tij vëllazërore miku ynë, kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti. Në takim diskutuam për shumë çështje në interes të dy vendeve tona me qëllim bashkëpunimin si në rafshin qëndror edhe atë lokal. Kjo vizitë e paparalajmëruar edhe njëherë konfirmon lidhjen tonë vëllazërore!
Bashkë për të ndërtuar dhe zhvilluar politikat tona!”– ka njoftuar Kasami në Facebook.