Albin Kurti: Në Maqedoni të Veriut nuk mund të thuhet se ka qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtet

Albin Kurti ka bërë një deklaratë të fortë para mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se shqipja nuk është zyrtare e s’ka qenë kurrë.

“Nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka patur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%. Po ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por përdorimin e gjuhëve”,- tha Albin Kurti.

Në Maqedoni të Veriut nuk mund të thuhet se ka qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtet”,- shtoi ai.