“Albin Kurti, as me ar*më e as me uniformë, s’ka qenë asnjëherë pjesë e UÇK-së në Zonën e Llapit”

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Kadri Kastrati ka mohuar që Albin Kurti të ketë qenë pjesë e UÇK-së në zonën ku ai ka qenë komandant.

Kastrati ka thënë se Albin Kurti as me ar*më e as me uniformë s’ka qenë pjesë e UÇK-së në zonën ku ai ka qenë komandant.
“Unë kam qenë pjesëtar i ZOLL(Zonës Operative të Llapit), dhe zotin Kurti as se kam parë dhe as s’kam dëgjuar që ka qenë pjesë e ndonjë njësie. Unë mundem me thanë që nuk ka qenë, ndoshta ai (Rrustem Mustafa) ka menduar se ai (Albin Kurti) ka qenë pjesëtar i UÇK-së, duke shërbyer në zyrën e Adem Demaçit por jo si lu*ftëtar. As me ar*më as me uniformë ai (Albin Kurti) nuk ka qenë pjesë, dhe mund të them me përgjegjësi që ai nuk ka qenë as për për vizitë në ZOLL”, ka thënë Kastrati në T7.

Tutje theksoi se si përgjegjës për operacione ushtarake në ZOLL do ta dinte nëse Kurti do të ishte pjesë e njësive ushtarake.
“Unë kam qenë komandant dhe përgjegjës për operacione lu*ftarake dhe po të ishte unë do ta dija sigurisht. Me uniformë dhe i rradhitur në struktura ushtarake, Albin Kurti nuk ka qenë”, ka thënë ai.