Albin Kurti arrin në vendin e takimit në Ohër – Pas pak fillon programi i takimeve zyrtare (VIDEO)

Zona ku janë mbledhur delegacionet e qeveritare të Kosovës e Serbisë, si dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për takimin në Ohër, është shtrënguar nën masa të forta të sigurisë.

Nga hyrje-daljet e zonës ku janë vendosur delegacionet dhe ku pritet takimi mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, janë duke u kryer kontrolle të rrepta nga ana e policisë.

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se do të flasë para mediave, pas takimit, por pa specifikuar nëse e kishte fjalën pas takimit me ndërmjetësuesit evropian apo pas atij trilateral me Borrell e Vuçiq.

Sidoqoftë, kryeministri Kurti fillimisht në orën 10:30 është paraparë të takohet me Borrellin e Lajçakun, e më pas do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell e Lajçak.

Ndërkohë, mbledhja e delegacioneve ka filluar ora 10:00