“Albin bëj kujdes”, ky ishte mesazhi i përqafimit të Ramës ndaj Kurtit

Profesori Enver Byytçi, ka komentuar fotografinë ku Edi Rama është shfaqur duke përqafuar Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk beson që Kurti ka qenë ndonjëherë më në siklet se ditën e djeshme se në ato momente, një skenë që nuk e ka provuar as Erion Braçe.
Bytyçi ka thënë se mesazhi i mënyrës se si Rama e ka mbështjellë Kurtin te qafa, është që t;i tregojë atij se s’ka nga të shkojë dhe se do të kthehet te ai dhe do të bëjë siç të thotë ai.

Profesori ka shtuar se ajo që thotë naltgjatësia e Tiranës, është ajo çfarë do presidenti i Serbisë, derisa Minishengeni është ide e Ramës, derisa i ka kërkuar Kurtit që të bëjë kujdes, pasi të pabesit po i dhe dorën, ta merr dhe kokën.
Postimi i tij i plotë në Facebook:

Albin, po ia dhe dorën të plotë të pabesit, ta fut kokën nën sqetull!
Nuk besoj se Albin Kurti ka qenë ndonjëherë më në siklet se ditën e djeshme kur kryeministri Rama ia kishte mbështjellë krahun te qafa! As Erion Braçe nuk e ka provuar atë skenë.
Kam vënë re se disa për këtë fajësojnë zotin Kurti. I pabesi gjithmonë i ikën fajësisë! Ai justifikohet me shtat-lartësinë, me zotësinë për të bërë hipokritin! Me autoritetin e të qenit kryeministër i Nanës Shqipni! Dhe akti nuk shihet as analizohet si pabesi! Pabesia e Edi Ramës është e thjeshtë:

Albini ia ka dhënë dorën të plotë si burrat! Burracaku e ka tërheq pranë vetes dhe ia ka mbështjellë krahun te qafa e fut kokën nën sqetull. Mesazhi:
S’ke nga më shkon! Tek unë do vish! Do bësh si ju them unë!

E ndërkohë ajo që thotë naltgjatësia e Tiranës është ajo çfarë do presidenti i Serbisë. As më shumë, as më pak! E dëgjuat dje? Tha se “Minishengeni” ishte ide e tij! Edhe Thaçi thoshte se “Korrigjimi i kufijve” ishte ide e tij dhe jo e Aleksandër Vuçiç! Por të gjithë e dinë se tryeza e parë ë Minishengenit është mbajtur në Novi Sad të Serbisë (Vojvodinës) me iniciativën e Vuçiç! Të gjithë e dinë se ndryshimi i kufijve dhe minishengeni janë interes serb me qëllim izolimin e Kosovës dhe shkatërrimin e shtetësisë së saj.
Prandaj bën kujdes Albin! Të pabesit maksimumi jepi majën e gishtave, se po ua dhe dorën, ta marrin edhe kokën!